Ishte një mbrëmje e madhe për muzikën dhe për...Elvana Gjatën.
Artistja jonë bukuroshe ishte ndër personazhet që ndoqën live ndarjen e çmimeve Grammy, aty ku nuk mund të marrë pjesë kushdo. Por jo vetëm kaq, Elvana shkëlqeu në tapetin e kuq me veshjen e saj, duke i lënë pa fjalë të gjithë. Dhe kur themi të gjithë, e kemi fjalën për mediat më prestigjoze të botë së spektaklit si braziliania Globo. Për t’iu rikthyer pjesëmarrjes në çmimet Grammy, siç thamë aty nuk mund të marrë pjesë kushdo. Pavarësisht se biletat mund të blihen, ato mund të blihen vetëm nga personazhe të cilët kanë të drejtën e votës në këtë ceremoni për familjarët apo miqtë e tyre. Nuk është më seret fakti që Elvana po punon me producentin Poo Bear, me të cilin ia doli të takohet edhe me një emër gjigand të skenës amerikane të muzikës, Justin Bieber. Në një foto që Elvana ka postuar në tapetin e kuq, në të cilën spikat edhe dj i njohur shqiptar Andy Gramm, ajo ka pozuar pranë Poo Bear. Edhe mbishkrimin e fotos ia kushton pikërisht atij, duke thënë se “padyshim ishe ti që shkrove albumin e vitit”. Fjalët e Elvanës i referohen albumit Purpouse të Justin Bieber, i cili jo vetëm nuk fitoi, por kanadezi 22 vjeçar as nuk u paraqit në ceremoni në shenjë rebelimi. Megjithatë për të duket se ishte sërish “albumi më i mirë”.