Një person vdiq dhe 2 të tjerë u plagosën mbrëmë në një lokal në ish-bllok. Viktimë e ngjarjes së djeshme është Fabian Gaxha, ndërsa i plagosur ka mbetur Ervis Martini, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe Eljon Hate, të cilët kanë qenë së bashku në lokal.
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata sipas të dhënave të policisë është bërë “mollë sherri” për përleshjen e dy grupeve në zonën e ish-blloku mbrëmjen e djeshme. Pas kësaj ngjarje një tjetër episod ka ndodhur me këngëtaren e famshme, ku në profilin e saj të instagramit kanë shpërthyer dhjetra komente ofenduese në lidhje me vrasjen e mbrëmshme.