Disa javë pas zërave mbi një përfshirje të mundshme të saj në përplasjen me armë në ish-Bllok që përfundoi me një të vdekur dhe dy të plagosur, Elvana Gjata tërheq sërish vëmendjen e mediave. Por këtë herë jo për kronikën e zezë, por për publikimin e videoklipin të saj më të ri. “Shade” quhet realizimi i ri artistik që vjen si një bashkëpunim profesionistësh mes producentit PooBear dhe Elvana Gjatës.
Këngëtarja shfaqet ekstravagante në projektin më të ri muzikor që vjen si bashkëpunim me një nga producentët më të famshëm të Amerikës. Kjo është shfaqja e parë në publik e këngëtares pas ngjarjes së rëndë në Bllok, por nuk mund të mungonte mbështetja e mikeshave të saj.
Njëra prej tyre Xhensila Myrtezaj e cila e ka mbështetur duke publikuar projektin e ri të saj në llogarinë e saj në Instagram.
“Si gjithmonë Elvana ?. @elvanagjataaaa“, ka shkruar Xhensila.