Një situatë e pakëndshme për Elvanën!
Pas suksesit me hitin e saj “Off Guard” në bashkëpunim me reperin amerikan Ty Dolla Sign, Elvana Gjata është “arratisur” për në Milano me mikun e saj më të mirë, Valdrin Sahitin. Por fatkeqësisht i ka ndodhur diçka e pakëndshme e këtë e ka zbuluar Valdrini, i cili tregoi se Elvanën i vodhën pasaportën.
Ky i fundit ka postuar një foto në Insastory duke dhënë lajmin se Elvana është grabitur: ‘kem diçka nga vjedhja e pasaportës. Ngushëllime”, duke e shoqëruar foton me një emoji të qeshur, duke lënë të kuptohet se e kanë marrë me sportivitet çfarë ka ndodhur.