Elvana Gjata ndodhet larg Shqipërisë për të realizuar një album që pritet të publikohet në tregun ndërkombëtare dhe dita-ditës na zbulon disa detaje të vogla nga ky projekt.
Ajo ka publikuar një video teksa pozon në një mënyrë shumë tërheqëse të cilën e ka cilësuar si shumë të veçantë dhe e ka titulluar si “Kuq e Zi” dhe sigurisht që nuk mund të mungonin komentet e modeleve të njohura shqiptare. Si për bela, ka komentuar Ermal Mamaqi, një ndër miqtë e saj më të mirë, por që komentet i ka gjithnjë epike.
“Hë mi goc se pe qamet. paske qënë modele dhe ne të dinim këngëtare,”-shkroi Ermali në videon e postuar nga Elvana.