Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, e cila së fundmi ka publikuar këngën e re “Ku vajti”, ka postuar disa fotografi në rrjetin social Instagram ku duket shumë tërheqëse. Me buzët e kuqe dhe e veshur me fustan të kuq, Elvana shfaqet mjaft seksi. Por një koment i reperit Ledri Vula ngjalli dyshime mes fansave se ata po përgatisin një bashkëpunim mes tyre.
“Ti mike” ishte komenti i Ledrit , që fansat supozojnë se mund të jetë titulli i këngës së re mes dy yjeve të muzikës shqiptare.
Mirëpo fansa të tjerë e ngacmonin Ledrin në komente, duke i thënë që po “e gjuan” Elvanën, por ka edhe nga ata që mendojnë se Ledri e ka shkruar gabim atë fjalë, pra ka dashur të shkruajë “ti më ike”.
Ledri dhe Elvana nuk kanë konfirmuar gjë ende, kështë që na mbetet të presim!