Nëse flasim për ndarjet e showbizz-it padyshim që një nga ato më të bujshmet është edhe ajo mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.
Pavarësisht se tashmë është e njohur nga të gjithë, kjo ndarje vazhdon akoma të shkaktojë zhurmë dhe të shumtë janë fansat që kapen pas detajeve.
Elvana ka postuar një foto artistike së fundmi në Instagram, ndërsa si përshkrim ka shkruar: “Ku vajti dashuria?”.
Kaq ka mjaftuar dhe fansat me atë ndjesinë skeptike i janë futur hetimeve.
Të shumtë kanë qenë ata që i shkruajnë duke dyshuar se kjo është një përgjigje e Elvanës për një cover që ka realizuar së fundmi Flori Mumajesi.
Po ju si mendoni? A rreh akoma zemra e Elvanës për Florin?/intv.al/