Që nga rikthimi i saj në Shqipëri, na ka treguar se e pëlqen tej mase faktin e sjelljes së kombinimeve të reja dhe shumë ekstravagante.
Por ja që, jo gjithmonë edhe yjet si Elvana duhet të shkëlqejnë dhe fansat nuk të falin përsa i përket detajeve që për ata bëjnë diferencën.
Në një foto të postuar në Instagram, teksa shfaqet e veshur komplet me lejla, fansat e kanë “kryqëzuar” për kombinimin e saj mes të brendshmeve dhe streçeve.
“Ka dalë moda e re veshin brekët lart streçeve tani kanë ngelur të veshin çorapet mbi shapkat”, “E ka vjedhur stilin nga Borat”, shkruajnë fansat në komentet e tyre.
Mendohuni mirë kur doni të dukeni në modë! Ndonjeherë të ruash limitet është jetike.