Policia ka shpallur në kërkim këngëtaren Elvana Gjata, lidhur me ngjarjen në Bllok, ku mbeti i vrarë një 28-vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë. Sipas informacioneve bëhet me dije se ajo është larguar nga Shqipëria pa dhënë deklarimin e saj mbi ngjarjen. Grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë.
Sigurisht që kjo është një periudhë shumë e keqe për këngëtaren shqiptare dhe ajo është vënë në qendër të kritikave edhe nga fansat, mirëpo për ta e ka gjetur zgjidhjen, duke bllokuar komentet në Instagram. Por nuk mund të mungonin edhe mbështetësit e saj dhe për këtë se kemi fjalën për fansat, por për personazhet e famshëm.
Luiz Ejlli, Albërije Hadërgjonaj, Fjolla Morina dhe Olti Curri kanë bërë me dije permes postimeve në Instagram se janë krah Elvanës në këtë ngjarje të rëndë. Luiz Ejlli reagoi duke i cilësuar si të pabaza akuzat në drejtim të këngëtares.
Ndërkohë Olti Curri ka reaguar përmes një postimi ku duket Elvana duke kënduar dhe shkruan ”Kjo është Elvana! Të tjerat janë vrer i hijenave të rrjeteve sociale”. Albërije Hadërgjonaj gjithashtu ka ripostuar postimin e Oltit si mbështetje ndaj Elvanës, duke e etiketuar këngëtaren shqiptare.
Ndërsa, Fjolla Morina, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet: “Ju nuk mund ta ndalni dritën e këtij ylli”.