Ndonëse ka shumë vite që është pjesë e botës së showbiz dhe gëzon shumë popullaritet, Elvana Gjata është hermetike rreth jetës personale.
U bë një kohë e gjatë që ajo nuk është shfaqur në intervista dhe në daljen e fundit televizive një vit më parë ajo nuk zbuloi asgjë për jetën sentimentale rreth të cilës ka shumë interes. Megjithatë këngëtarja ka ‘ngacmuar’ fansat e saj në TikTok.
Ajo ka ndarë një video duke përdorur një audio në të cilën thuhet: “A ke crush(fiksim)” dhe Elvana përgjigjet me: “Po”. Më pas thuhet: “A mund ta shoh crushin tënd” dhe Elvana refuzon të tregojë crushin e saj.
Fansat në sektorin e komenteve duken të konfuzuar teksa Elvana në mënyrë indirekte mund të na ketë thënë se po del me dikë.
Ndryshe nga jeta personale rreth të cilës është shumë e rezervuar, me fansat Elvana është më e hapur se të gjithë. Pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit një video ku këngëtarja teksa po udhëtonte me makinë ka ndeshur një vajzë e cila po dëgjonte këngën e saj. Vajza ka shpërndarë videon në TikTok duke treguar se po dëgjonte këngën “Loti” me volum të lartë dhe fati deshi që ta parakalonte Elvana.
Këngëtarja siç duket e dëgjoi këngën dhe nuk hezitoi t’i përshëndeste duke dalë pak te xhami i makinës. Elvana shihet duke kënduar dhe u dërgon një puthje me dorë. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe është shpërndarë në Instagram edhe nga vetë Elvana.
@itselvanagjata Noooo
♬ Use this sound if u have a hot girl - releedo ?