Pas një kohe të gjatë larg publikut, por në qendër të vëmendjes së mediave për muaj me rradhë, Elvana Gjata më në fund është rikthyer. Këngëtarja shumë e dashur për shqiptarët, emrin e të cilës mbajnë hite të njohura, ka thyer heshtjen me një postim në Instagram ku shfaqej në studion muzikore.
Elvana nuk ka qenë e vetme në këtë rrugë dhe nuk do të jetë e tillë as në të ardhmen. Shumë personazhe të famshme kanë komentuar tek fotoja duke i dhënë mbështetje.
Por teksa i hodhëm një sy komenteve, ai që tërhoqi vëmendjen tone dhe të publikut është komenti i aktorit të humorit, Erion Isai, i cili ka bërë një koment mjaft me vend dhe të gjithë me siguri bien dakord me fjalët e tij. Ai i kthehet se nuk na ka munguar pasi ka qenë e pranishme çdo ditë me ne, në YouTube, makinat tona etj dhe përfundon duke i thënë të mos këtë ndërmend të mungojë dhe ne biem shumë dakord me të. Mezi po e presim rikthimin në muzikë të Elvanës./intv.al/