INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana Gjata u rikthye dhe si rrallë herë foli për atë që e do SHUMË: Shkrihem fare, nuk bëj dot pa të...[FOTO]

Elvana Gjata u rikthye dhe si rrallë herë foli për atë që e do SHUMË: Shkrihem fare, nuk bëj dot pa të...[FOTO]

Publikuar më: 09:45 18-02-2019

Elvana Gjata është rikthyer mbrëmjen e djeshme me një koncert madhështor në Qendrën Kulturore të Klan Kosovës, për të festuar 11 vjet pavarësi.

Si gjithmonë, ajo i ka mahnitur të gjithë jo vetëm me zërin, këngët, emocionet e përcjellura, por edhe me veshjen e saj. Mirëpo para koncertit madhështor, Elvana dha një intervistë ekskluzive për Prive ku foli më shumë për projektet e saj, dashurinë për Kosovën dhe emocionet që kishte para se të ngjitej në skenë.

Mirëpo moderatori Alaudin Ahmiti nuk mund të mos e pyeste për projektin e ri “Dy Gisht Mjaltë” ku do e shohim Elvanën si aktore dhe ajo foli me gjithë pasion për këtë komedi.

Elvana tha se te kjo komedi romantike e realizuar që në muajin gusht, ka mundësi të shpalosë anën e saj karagjoze dhe mezi po pret që të shfaqet. Elvana u shpreh se kjo komedi flet për realitetin shqiptar. Por si i duket vetja si aktore? “E dua shumë, ndihem shumë e lirshme, kur vjen puna për komedi, shkrihem fare.”, u shpreh Elvana.

Është e thjeshtë apo e vështirë të jesh Elvana? “E thjeshtë sepse kur e do një gjë me gjithë shpirt dhe nuk bën dot pa të është shumë e thjeshtë”, u shpreh këngëtarja.

“Ndërsa e vështirë është sepse nuk mjafton asnjëherë, duhet të punosh pafund”, përfundoi ajo. 

dient.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043981075286865