Elvana Gjata bëri një rikthim, i cili pritej prej shumë kohësh nga fansat dhe publiku.
Gjatë gjithë kësaj periudhe shpeshherë shihej aktivitet në profilin e Instagram-it të këngëtares, por mesa duket asaj i është dashur pak sa të mbledhë forcat dhe të shprehë edhe njëherë, se është aty për të gjithë fansat dhe njerëzit që e duan.
Elvana mesa duket nuk ka qenë e vetme në këtë rrugë dhe nuk do të jetë e tillë as në të ardhmen. Shumë personazhe të famshme kanë komentuar tek fotoja duke i dhënë mbështetje.
Disa prej tyre që bien në sy janë shoqet e ngushta Jonida Vokshi e Jonida Shehu, Çiljeta Xhilaga, bashkëpunëtori i saj Ermal Mamaqi dhe një mori personazhesh të tjerë, të cilët me patjetër do të jenë një shpresë pozitive për rikthimin e bujshëm.