Këtë vit Elvana Gjatën e kemi parë më aktive se kurrë në skenën e muzikës si ndërkombëtare po ashtu dhe shqiptare, me projekte të suksesshme njëri pas tjetrit mund të themi se ky vit ka qenë plotësisht i saji.
Por, veç projekteve të saj Elvana shpesh na shfaq dhe anën e saj jashtë kornizave të këngëtares, atë të një shoqeje mjaft ‘gallatë’ e plot humor.
Këtë e kemi parë si në videot mjaft qesharake që ajo dhe Ermal Mamaqi bëjnë, e së fundmi Elvana ka vendosur të “tallet” pak në Instagramin e mikeshës së saj mjaft të ngushtë Besa Kokëdhima.
Në një video në Instastories Elvana ka bërë fytyra qesharake teksa thotë:
“Hë, po prisni Besën eee”?.
Epo çmund të themi tjetër veçse “friendship goals”.