INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana hyri dy herë në lokal, ja si tentoi të merrte të dashurin para se të shkonte Vis Martinaj [FOTO]

Elvana hyri dy herë në lokal, ja si tentoi të merrte të dashurin para se të shkonte Vis Martinaj [FOTO]

Publikuar më: 20:19 10-10-2018

Edhe pse nesër bëhet java qëkur ish-Blloku u trondit nga masakra me plumba, kjo ngjarje duket ende larg zbardhjes përfundimtare.

Nga shkëmbimi i plumbave, mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë teksa konflikti ishte mes Martinajt dhe Ervin Matës, ky i fundit është i fejuari i Elvana Gjatës.

Ndonëse nuk ishte e qartë masa e përfshirjes në ngjarje e këngëtares pasi u tha se ajo ishte larguar sapo kishte nisur sherri, burime të sigurta kanë bërë me dije për “Balkanweb” se Elvana ka hyrë brenda lokalit dy herë.

Kanë qenë kamerat e një biznesi pranë vendit të ngjarjes që kanë kapur këngëtaren dhe në momentin e ngacmimit dhe më pas kur ajo ka shkuar dy herë brenda, me sa duket për t’i thënë të dashurit të saj Ervin Mata të largohej e të mos priste Ervis Martinajn për sqarime.

Ndërkohë dje u bë e ditur se Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.

Këngëtarja u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes nga Rinasi drejt një vendi të BE.

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur dhe i dashuri i saj Ervin Mata, Fabian Allushi, Mevjol Bilo, të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë.

elvana-1-640x553-e1539094502158.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0047719478607178