“Vëllai im sot është një njeri më i mirë”!
Këto ishin fjalët me të cilat Elvana Gjata ka uruar Ermal Mamaqin për ditëlindjen e tij, i cili dje mbushi 35 vjeç. Një urim i veçantë dhe shumë i ndjerë i cili duket se ka dalë nga thellësia e zemrës së Elvanës, që nuk uron thjesht për ditëlindje, por e sheh “vëllain e saj si një njeri më të mirë”. Këtij urimi iu shoqërua edhe një video shumë e këndshme në të cilën artistja bukuroshe dhe aktori simpatik i humorit shfaqen duke bërë një duet. Në postimin prekës të Elvanës natyrisht nuk mund të mungonte as komenti i Ermalit, i cili “me lot nw sy” shkruan se “e ka marrë shumë malli”.