Dyshja e bashkëpunimit në muzikë, Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata kanë qenë shpesh në qendër të vëmëndjes së shtypit rozë dhe jo vetëm për muzikën.
Por përpos të gjithave ata vazhdojnë ta ruajnë miqësinë me njëri tjetrin pasi është diçka e fortë që i lidh...muzika. Dedikimet dhe urimet ndaj njëri-tjetrit për sukseset e secilit nuk kanë munguar asnjëherë, ashtu si edhe sot, në këtë ditë të veçantë për Florin, kur ai feston 34 vjetorin. Këngëtarja i ka bërë dedikimin më special ku në fund nuk harron të jetë mirënjohëse për gjithçka ai i ka mësuar. “Në ditën e lindjes tënde je bekuar me muzikë dhe ti e krijove prej shpirtit. Ndihesh krenar? Me siguri po. Njësoj edhe unë. Sot në ditën tënde të lindjes ke duartrokitjen më të madhe të mirënjohjes sime, për gjithçka që kam mësuar prej teje”. Përveç saj , kjo ditë ka qenë e mbushur plot urime dhe dashuri për njërin ndër kantautorët më të mirë shqiptarë.