INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana largohet përgjithmonë nga Shqipëria? Ja çfarë bën me bizneset e saj [FOTO]

Elvana largohet përgjithmonë nga Shqipëria? Ja çfarë bën me bizneset e saj [FOTO]

Publikuar më: 14:15 11-02-2017

Elvana Gjata i suprizoi të gjithë kur u shkëput nga labeli "Threedots" dhe aq më tepër nga ish kompozitori i saj i preferuar, Flori Mumajesi.

Këngëtarja ka vendosur të hapë një kapitull të ri në jetën e saj duke synuar tregun ndërkombëtar të muzikës. Dhe në vazhdimësi të kësaj, këngëtarja e hitit "Lejla"   duket se e ka ndërmarrë shumë seriozisht këtë hap duke vendosur të largohet ndoshta përfundimisht nga Shqipëria. Këtë ide e forcon edhe më shumë fakti që ajo ka shitur biznesin e saj "Altar" ku shiste dhe jepte me qera fustane të ndryshme të cilat i dizenjonte stilisti i mirënjohur kosovar Valdrin Sahiti.

Sipas dokumentave të depozituata në QKR, mësohet se Elvana pak ditë më parë e ka shitur këtë biznes. Dhe nuk ka shitur pjesë të aksioneve të saj, por 100% të aksioneve. Fama ishte çelësi kryesor që i garantonte asaj suksesin e këtij biznesi por fama ndërkombëtare në muzikë si duket e ka joshur më tepër Elvanën.

Siç shihet edhe nga ekstraktet e QKRsë, Elvana ka shitur të gjitha aksionet e saj më 24 janar 2017 dhe ky ndryshim është pasqyruar në dokumenta më 8.2.2017. Elvana ishte bërë pronare me letra e këtij biznesi, në gusht të vitit të kaluar, pasi kuotat zotëroheshin nga nëna e saj. Ndërkohë, shtija e kuotave te një vajzë që nuk është familjare e saj, ngre shumë pikëpyetje.

dok1.jpg

Ndërkohë Elvana ka aksione  edhe në dy biznese të tjera, njëri nga të cilët është “Proper Pizza”, ku ka 35% të aksioneve, ndërkohë që Flor Mumajesi ka 51% të aksioneve.

Ndërkohë nga ana tjetër, të afërm të këngëtres shprehen se Elvana është në një lidhje me një biznesmen, megjithatë këto mbeten vetëm hipoteza derisa  30 vjeçarja të thyejë heshtjen.

 

dok2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00189208984375