Dikur kërkonte dashurinë, tashmë kërkon Zotin!
Aspak të zakonshme dhe tëpër intriguese kanë qenë postimet e ditëve të fundit të Elvana Gjatës, në rrjetet sociale. Pas dy fotove të publikuara në Instagram ku linte të kuptohej se e kishte marrë malli për shtëpinë e saj të vjetër, Elvana ka postuar para pak orësh në Snapchat një video ku shkruhej "Gjithçka kam nevojë është Zoti". Hmmm për çfarë të ketë vërtetë nevojë Elvana? Mos ndoshta i duhet forcë shpirtërore për të çuar përpara karrierën e saj muzikore në Amerikë? Pyetje që na lindin natyrshëm, por ende pa një përgjigje nga ana e artistes!