INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana molla e sherrit? Martinaj zbulon të vërtetën: ‘Unë nuk vuaj për femra!’ [FOTO]

Elvana molla e sherrit? Martinaj zbulon të vërtetën: ‘Unë nuk vuaj për femra!’ [FOTO]

Publikuar më: 17:38 08-10-2018

Biznesmeni që mbeti i plagosur në ngjarjen në Bllok, Ervis Martinaj ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, që tronditi Tiranën.

Në dëshminë e tij të siguruar nga Lapsi.al, Martinaj ka sqaruar se kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me Matajn, jo për t’u përplasur.

“Unë e njihja prej kohësh si Komandon, ashtu edhe Matën. S’kemi pasur konflikte me njëri tjetrin. Nuk shkuam për t’u vrarë, por për t’u sqaruar. Nëse do donin të më vrisnin, unë do të isha i vdekur sot. U plagosa pa dashje në qafë dhe truprojat e mi u vranë. Por komando nuk qëlloi mbi mua. Edhe pse unë isha i shtrirë. Plumbi më kapi padashje”.

Ndonëse në media u komentua gjerësisht se Elvana ishte molla e sherrit, Martinaj e mohoi këtë gjë në deklaratën e tij:

“Sherri nuk ka ndodhur për asnjë femër, sepse nuk vuaj unë për to që të shkoj të vritem për ato”.

elvana1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003187894821167