Ndërkohë që Elvana Gjata po komentohet ende në media si molla e sherrit të vrasjes në ish-bllok, këngëtarja ka bllokuar komentet në Instagram.
Gjithashtu pas sulmeve me komente negative ndaj saj si dhe raportet më të fundit treguan se ajo është larguar nga Shqipëria.
Ndërkohë që Elvana ka vendosur “të zhduket” në mbrojtje të saj, ka dalë Albërie Hadërgjonaj e cila i ka quajtur “hiena” ata që po e sulmojnë këngëtaren.
“Kjo është Elvana. Të tjerat janë vrer i “hijenave të rrjeteve sociale”, ka shkruar ajo në një postim në Instastories.