Elvana Gjata tani duket më e bukur se kurrë. Këngëtarja e hitit “Love me” ka postuar një video në Instagram dhe Snapchat, me mbishkrimin: “me flokë të reja”. Mesa duket këngëtarja 29 vjeçare po e shijon shumë këtë ndryshim në look pasi në video dhe foto shfaqet duke luajtur me flokët e saj bjonde, kaçurrela dhe të gjatë.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta shtojmë si shoqe Elvanën në Snapchat sepse ajo nuk rresht kurrë së na suprizuari.