Elvana Gjata është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Ajo pëlqehet gjithashtu edhe për pamjen dhe shpesh herë veshjet e saj kthehen në trend. Pas disa koncerteve në Europë dhe suksesit me filmin “2 Gisht Mjaltë”, Elvana ka performuar për koncertin AlbaFestival që u mbajt në Zvicër ditën e djeshme.
Këngëtarja ka performuar me një grup balerinësh e cila ka bërë shumë prova gjatë këtyre javëve me balerinin e njohur Albi Nakon.
Ajo ka dhuruar një super spektakël së bashku me këngëtarin e prefruar të shumë shqiptarëve Capital T të cilët kënduan këngën e tyre më të re “Fustani”, ku nuk munguan edhe hitet e vjetra të këngëtares.
Sapo është shfaqur në skenë, i gjithë publiku ka brohoritur për të duke shijuar dhe këngët e saj, por ajo që emocionoi këngëtaren dhe të gjithë ne ishte se pasi këngëtarja përfundoi performancën, publiku i kërkoi të rikthehej edhe një herë në skenë.
“Edhe njo edhe njo! Do ngelet gjithmonë në zemrën time! Edhe gjithë jetën për ju!”- ka shkrur Elvana në videon e publikuar në llogarinë e saj të Instagramit.