Pak javë më parë ishte Elvana Gjata që konfirmoi zërat lart e poshtë për bashkëpunimin me reperin e njohur Mozzik.
Mirëpo teksa lajmi mori dhenë dhe fansat e shpërndanë shumë videon, një tjetër lajm erdhi nga Elvana. U zbulua se këngëtarja do të jetë pjesë e albumit të Lyrical Son dhe MC Kreshës. Albumi lançohet në 12 Janar dhe titulli i këngës do të jetë “Stuhi mbi oqean”.
Epo bashkëpunimet e saj nuk kanë të mbaruar për këtë vit!
Një prej të tyre është edhe ai mes këngëtares dhe Bardhit. Kënga pritet të publikohet së shpejti dhe padyshim do të jetë një nga hitet e vitit.
Ndërsa sa i përket Bardhi, ai do të sjellë një tjetër këngë me Azet, i cili do të publikohet brenda muajit janar.