Ka ardhur momenti që Elvana të prezantojë projektin muzikor të radhës.
Këtë e kuptuam edhe nga postimet e fundit të këngëtares. E veshur e gjitha në të kuqe, 30 vjeçarja zbulon se është në xhirime. Por ajo që të bie menjëherë në sy tek fotot është pozicioni i dorës thuajse i njëjtë tek të gjitha. Ka qenë pikërisht ky gjest që “ia ka vrarë syrin”edhe stilistit me të cilin Elvana bashkëpunon, Valdrin Sahitit i cili nuk ka rezistuar dot pa komentuar: “Nale dorën”.