Dita e djeshme plotësoi edhe puzel-in e fundit të projektit të shumëpritur nga Elvana Gjata.
Më në fund këngëtarja shuajti edhe kuriozitetin e të gjithëve duke sjellë klipin "Forever is over". Një projekt ky i gjithi në anglisht dhe një bashkëpunim me producentin e njohur të Justin Bieber, Poo Bear dhe Dj e njohur David Guetta. Por përpos urimeve të shumta, kishte edhe kritika dhe mund të themi se këto të fundit nuk ishin të pakta. Fansat dhe ndjekësit e kanë kritikuar 30 vjeçaren për theksin në anglisht i cili sipas tyre lë shumë për të dëshiruar.
"Puno me theksin e anglishtes. Për mua është shumë e bezdisshme mënyra si e shqipton", shkruan dikush.
"Elvana qëndro në gjuhën shqipe, aty je më mirë. Në anglisht po e humb talentin ", i thotë dikush tjetër.
Si duket Elvana duhet ta shohë edhe njëherë këtë çështjen e theksit. /intv.al/