Tani janë shumë të rralla herët kur Elvana shihet në Shqipëri pasi është zhvendosur në Amerikë për një karrierë ndërkombëtare.
Këngëtarja po bashkëpunon me producentin Poo Bear me të cilin duket se ka një miqësi familjare. E themi këtë pasi 30 vjeçarja është parë së fundmi krah producentit, bashkëshortes dhe miqve të afërt të tyre në festën e “baby showr-it” të fëmjës që pritet të sjellë në jetë gruaja e tij. Në këtë pozë Elvana duket shumë e buzqëqeshur dhe nga buzqëqeshja e saj arrijmë të kuptojmë sa optimiste është për arritjet e saj në vazhdim. /intv.al