INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana vesh fustanin e bardhë, por jo ashtu si mendoni ju [FOTO]

Elvana vesh fustanin e bardhë, por jo ashtu si mendoni ju [FOTO]

Publikuar më: 15:07 17-04-2017

Një foto sa e thjeshtë, aq edhe ngacmuese! 

Me një look krejt të veçantë është shfaqur Elvana Gjata në foton e fundit të postuar në Instagram. E veshur me një fustan stil hoddie të bardhë të kompozuar me një copë tyli të zezë të qëndisur, këngëtarja shqiptare ka befasuar për mirë fansat e saj.

ElvanaUSA.png

Ndonëse prej disa kohësh përflitet rreth një marrëdhënie serioze me saj dhe një sipërmarrësi shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elvana nuk ngurron që herë pas here të na provokojë mendjen me foto dhe veshje jo të zakonshme. "E thjeshtë" ka qenë mbishkrimi i shkurtër që ka shoqëruar foton së bashku me ikonën e një ore prej rëre. Sigurisht pa harruar edhe bashkëpunëtorët e saj, Sasha Samsonova, Rob Salty, Kathy Jeung si dhe dizenjatori shqiptar Valdrin Sahiti. Mos ndoshta kjo e fundit nënkupton ndonjë projekt të ri të Elvanës, që momentalisht po "piqet"? Vetëm koha do ta tregojë, megjithatë i themi Elvana Gjatës të mos vonojë shumë! 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041120052337646