Elvana po rrëmben sërish vëmëndje.
Mjaftuan disa foto të postuara së fundmi që këngëtarja të ngacmojë imagjinatën e fansave. Ajo po xhiron klipin e saj të ri dhe ndërkohë që të gjithë menduan se do të ishte Ledri Vula bashkëpunëtori i radhës i këngëtares, Elvana sapo na e zbuloi vetë dhe nuk bëhet fjalë për reperin shqiptar. 30 vjeçarja do të vazhdojë bashkëpunimet me producentin Poo Bear i cili këtë herë e ka bërë bashkë këngëtaren shqiptare me një yll botëror, Sonny John Moore i njohur si Skrillex. Ky i fundit është një producent muzikor amerikan, Dj, këngëtar, autor këngësh dhe një multi-instrumentist. Si duket xhirimet po bëhet në det dhe seç kemi një ide që pas Jonas Blue edhe Elvana do t’i tregojë bukuritë shqiptare botës nëpërmejt klipit të saj.
Ndërkohë më poshtë keni bashkëpunimin mes Skrillex dhe Poor Bear.