INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvis Roshi dhe Artur Bushi “në dorë” të Prokurorisë

Elvis Roshi dhe Artur Bushi “në dorë” të Prokurorisë

Publikuar më: 11:07 09-06-2016

Ligjshmëria e mandatit të Elvis Roshit është në dorë të Prokurorisë. Këtë të enjte Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka përcjellë organit të akuzës formulari i vetëdeklarimit të kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, i cili do të hetohet nga prokuroria.
Vendimi u mor nga Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e sotme. Me 7 vota pro është votuar të kalimit në prokurori të formularit të vetëdeklarimit të Elvis Rroshit
Gjithashtu KQZ i ka kaluar prokurorisë të dhënat dhe për kryetarin e bashkisë së Krujës Artur Bushi.
Ndërkohë KQZ shtyu dhënien e mandatit për Edmond Lekën pasi do të bëhet verifikimi i formularit të vetëdeklarimit. Edmond Leka do të plotësojë vendin vakant në PS pas ndërprerjes së mandatit të Koço Kokëdhimës me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051