INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvis Roshi i përgjigjet Blushit: Je llafazan, do më kesh përballë!

Elvis Roshi i përgjigjet Blushit: Je llafazan, do më kesh përballë!

Publikuar më: 15:43 02-06-2016

Akuzave të Ben Blushit i është përgjigjur ish - kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Ai ka përdorur një gjuhë të ashpër në facebook, duke thënë se Ben Blushin është karagjoz që vetëm bën akuza njësoj si opozita. Ai ka shtuar se do ta ketë shumë shpejti përballë, sapo të përfundojë betejën ligjore në Itali, ku është dënuar për përdhunim në grup në vitin 1992.

Pjesë nga reagimi i Elvis Rroshit në Facebook:

"Dëgjova, Ben Blushin që tha s’jam socialist dhe ofendoi gjithë ata qytetarë të Kavajës, që dolën nëeshesh për të më mbështetur mua me gjjthë zemër. Sipas Blushit njerëzit në rrugë i paska nxjerr krimi domethënë unë që të mbrohem nga ligji! O Blush nuk jam nga ata që mbledh njerëz për të mbrojtur veten as nga ligji as nga ty dhe karagjozët si puna jote!!! Po ti hajde njëherë në Kavajë bashkë me Saliun dhe fol vete me socialistët dhe me demokratët nëqoftëse gjen njeri që ka kohe për të humbur me ty! Nuk ke lënë shpifje pa përsëritur për mua si gramafoni i Saliut në oborrin e Partisë Socialiste! Të kam shkruajtur një mesazh që e nxorre në televizor si kërcenim për turpin tënd! Po nuk ishte kërcenim po shpërthim inati me një gënjeshtar ordiner si puna jote! Megjithatë një gjë duhet ta dish mirë edhe ti: Elvis Ervin Roshin do e kesh përballe ti dhe Saliu jot këtu në Kavajë. Unë do dal ligjerisht i pafajshëm nga kjo luftë qensh që po bëhet kundër meje dhe ku ti po leh njësoj si Saliu. Kavaja është dhe do jetë me mua kurrën e kurrës me ty dhe me Saliun dhe Lulen e Shqupit.”

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607