INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvis Rroshi, ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e KQZ-ës

Elvis Rroshi, ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e KQZ-ës

Publikuar më: 15:25 09-01-2017

Elvis Rroshi, ish-kryetari i Bashkisë Kavajë, ankimoi ditën e hënën në Gjykatë Kushtetuese vendimin e KQZ-së duke e cilësuar si antikushtetuese.

Në një deklarat për mediat avokati i tij, Theodhori Sollaku është shprehur se kërkesa e Roshit lidhet me vendimmarrjen e institucioneve që e detyruan Këshillin e Ministrave të shkarkojë kryebashkiakun, kryesisht me procedurat e ndjekura nga KQZ.

Sipas Sollakut, vendimi i qeverisë bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Elvis Rroshit ju hoq mandati nga KQZ-ja me kërkesë të Prokurorisë me 29 dhjetor, pasi kishte fshehur një dënim për përdhunim në Itali në fillim të viteve ’90.

Bashkë me të KQZ i hoqi mandatin dhe dy deputetëve, Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit, po ashtu me kërkesë të prokurorisë, pasi ishin subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486