INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvis Rroshi pranon akuzat e falsifikimit, 'nuk e bëra me qëllim por...'

Elvis Rroshi pranon akuzat e falsifikimit, 'nuk e bëra me qëllim por...'

Publikuar më: 11:02 11-07-2018

Elvis Rroshi ka pranuar akuzat se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, por gjithashtu ka deklaruar se kjo gjë ka ardhur si pasojë e neglizhencës.

Në deklaratën e tij, mësohet se ish kryebashkiaku i Kavajës ka thënë:

“Plotësimi i gabuar i formularit të dekriminalizimit ka ardhur për shkak të neglizhencës. Mbase duhet të merrja avokat për plotësimin e formularit”

Elvis Rroshi akuzohet se ka deklaruar se nuk ka precedentë penalë kur në të vërtetë mbi të rëndonin disa të tilla si, ndalim dhe dëbim nga Italia, Zvicra dhe Gjermania.

Gjykata e Tiranës po merret me gjykimin e Rroshit, ku pritet që pas dy ditëve të mbërrij dhe pretenca.

Article Logic
Execution time: 0.0036418437957764