INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ema Andrea: Pse nuk bëra një fëmijë tjetër veç Sarës

Ema Andrea: Pse nuk bëra një fëmijë tjetër veç Sarës

Publikuar më: 17:39 20-02-2016

Këtë të shtunë në shtëpinë e Arjolës, në rubrikën Life Stories nga Arjola Shehu, ishte e ftuar aktorja Ema Andrea në një intervistë shumë interesante ku ndër të tjera ka folur për marrëdhënien e veçantë që ka me vajzën e saj, Sara.

Përveçse na tregoi se arsyeja pse Sara i ka prerë flokët e saj tërësisht, është që t’i dhuronte për t’u bërë paruke për një fëmijë të sëmurë me kancer, Ema ka rrëfyer më shumë për vajzën e saj. Ajo tregoi se është përpjekur gjithmonë të ketë një raport, veç mama e bijë, edhe si mikesha, dhe pse sigurisht që ka tema të cilat Sara i diskuton me lirshëm me shoqet e saj. Megjithatë shtoi se telefonatën e parë që ato bëjnë kur kanë një shqetësim apo një problem është njëra-tjetrës. Por a do të donte Ema të kishte edhe një fëmijë tjetër?! “Të ishte për mua, - ka treguar aktorja e njohur - do ta kisha bërë Sarën edhe me 20 vëllezër e motra të tjera, por të rrisesh një fëmijë e vetme nuk është aspak e lehtë, e sidomos në një vend si Shqiperia ku nuk është e lehtë të përballesh me një shoqëri si kjo e jona.

Por çfarë rrëfeu Ema më shumë për jetën e saj? Ju ftojmë ta ndiqni videon e plotë në YouTube në kanalin IN Tv Albania, nën emrin Life Stories- Ema Andrea.

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652