Mesa duket çifti është shumë i dashuruar dhe i përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe nuk ju bën përshtypje se ku ndodhen për të shkëmbyer puthje, qoftë kjo edhe një zonë si ajo e bllokut që është shumë e populluar.
Ema Andrea duket se po e shijon shumë romancën e saj të re me fotografin e nudove Eldon Luarasi. Çifti i veshur sportiv pas vrapit që kanë bërë është fotografuar nga paparazzi I revistës” Story”, ku kanë shkëmbyer moment romantike midis tyre duke u puthur.
Ema Andrea, e cila tashmë është Kandidate për postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar, flitet se ka filluar romancën me piktorin Luarasi që prej dhjetorit të vitit që lamë pas. Fillimin e këtij viti ishte Eldoni që bëhej romantik dhe publikon foton e parë me Emën teksa shkruante “Ti më bën të buzëqesh”.