Kohët e fundit aktorja Ema Andrea është përfolur së shumti për lidhjen e saj të dashurisë.
Por si duket aktores i ka ardhur në majë të hundës fakti i të bërit qendër diskutimi ndaj edhe ka reaguar ashpër ndaj gazetarëve.
Ditët e fundit, në media qarkulloi lajmi për zbulimin e identitetit të dashurit të saj dhe pikturat nudo që ai i bënte aktores. Bëhet fjalë për piktorin Elton Luarasi, i cili në llogaritë e tij në rrjetet sociale ka publikuar foto të shumta me Emën.
Në një status ne Instagram aktorja ka shpërthyer ndaj gazetarëve, duke I quajtur kushurinj të pushtetit.
“Falë zotit nuk bëj art rozë dhe nuk jam kushurinj me pushtetin, se kush do duronte një sallë me kunguj qokash”- shkruan Ema.