Vogëlushja e çiftit të njohur Loredana dhe Mozzik është në qendër të vëmendjes nga adhuruesit e këngëtarëve.
Është bërë zakon tashmë që të gjitha bebeve t’iu realizohen ‘fotosesione’ që t’iu mbeten si kujtim. Dhe këto seri fotografish tejet të ëmbla, sa vijnë e bëhen më të bukura, më kreative e profesionale.
Të dy këngëtarët Mozzik dhe Loredana janë kujdesur që vogëlushja e tyre të ketë një fotosesion ende pa i mbushur 2 muaj.
Imazhet e realizuara për Hanën janë shumë të këndshme. E shtrirë në një batanije, vogëlushja është rrethuar me lule shumë ngjyrëshe që e bëjnë të duket e adhurueshme.