INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emergjencë nga largimi i infermierëve në Gjermani? Flet ministrja Manastirliu: Nuk është fenomen shqiptar…

Emergjencë nga largimi i infermierëve në Gjermani? Flet ministrja Manastirliu: Nuk është fenomen shqiptar…

Publikuar më: 20:53 29-08-2019

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se nuk ka emergjencë të largimit të infermierëve në Shqipëri. E ftuar në studion e Ora News, Manastirliu tha se fenomeni i largimit të infermierëve nuk është vetëm shqiptar, por ka prekur edhe vende të tjera të botës.

“Nuk është fenomen shqiptar. Ka prekur shumë vende të botës, të rajonit e vendet evropiane.

Kam dëgjuar ditët e fundit disa të dhëna për largimet masive të infermierëve nuk rezultojnë të jenë të vërteta, të paktën sipas shifrave që disponon Ministria e Shëndetësisë. Jo se nuk ka largime apo infermierë që bëjnë kurset e gjuhëve dhe më pas largohen për të provuar veten në një vend tjetër.

Dhe kryesisht Gjermania është sot që po tërheq më shumë infermierët edhe mjekët por edhe për kushte të tjera. Në çfarë nevoje është sot Shqipëria për infermierë? Sot kemi një kërkesë për të futur në sistemin publik dhe falë portalit të Infermierë për Shqipërinë, identifikojmë këto kërkesa në mënyrë periodike. Në thirrjen e fundit që kemi hapur në muajin gusht, që ka përfunduar dhe sot është shpallur lista e infermierëve që do futen në provim, është 1700 që do testohen.

Janë 1300 infermierë në listat e pritjes dhe 250 vende vakante. Për momentin nuk kemi problematikë për sa i përket infermierë por kjo nuk do të thotë që ne të mos marrim masa për të bërë të mundur që të gjithë këta infermierë të kenë mundësi të punojnë në Shqipëri, të kenë kushte të mira pune dhe të jenë të paguar.”u shpreh Manastirliu.

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602