INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emërimi i prefektëve, ironizon Basha: Sot u njohëm me 12 anëtarët e rinj të bandës [FOTO]

Emërimi i prefektëve, ironizon Basha: Sot u njohëm me 12 anëtarët e rinj të bandës [FOTO]

Publikuar më: 18:03 01-11-2017

Kryeministri Rama prezantoi sot 12 prefektët e rinj të cilët do të drejtojnë 12 qarqet e vendit dhe menjëherë ka ardhur reagimi i Lulzim Bashës. Kreu i PD-së Lulzim Basha me anë të një statusi në “Facebook” ironizoi emërimin e 12 prefektëve të rinj nga kryeministri Rama. Sipas tij, ata do të jenë 12 anëtarët e rinj të bandës dhe prefektët e vërtetë të Ramës janë Habilajt e familjet mafioze.
Statusi i Lulzim Bashës:
Llustraxhiu doli sot me 12 sherbetore te rinj, ne nje perpjekje te deshperuar per ta cuar vemendjen diku tjeter, i zene sic eshte nga skandali i madh i narko-shtetit. Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave. Sic jane punet, 12 prefektet jane 12 anetaret e rinj te bandes. Ndoshta, ka prej tyre qe nuk jane nisur me ate qellim, por shpejt, do ta shohin veten si notere e sherbetore te habilajve e familjeve mafioze qe jane realisht prefektet e Edi Rames ne 12 qarqet e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611