INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigrantët po rritin disi monedhat e huaja, por jo sa pritej

Emigrantët po rritin disi monedhat e huaja, por jo sa pritej

Publikuar më: 10:44 28-12-2018

Me mbërritjen e emigrantëve në vend këmbim i euros me monedhën vendase ka pësuar disi rritje. Në tregun e këmbimit valutor monedhat euro ka shfaqur një tendencë të lehtë rritje nga një ditë më parë, duke u forcuar minimalisht me 0.1 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase, lekut. Kështu, valuta e eurozonës këmbehet sot për 122.5 lekë në blerje dhe 123 lekë në shitje.

Në rritje është evidentuar edhe dollari amerikan, i cili ka fituar 0.2 pikë gjatë ditës së sotme, duke u ngjitur në kuotën e 107.5 lekëve. Ndërkohë, paundi britanik i ndikuar edhe nga situata e krijuar nga marrëveshja Brexit, është zhvlerësuar lehtë ndaj lekut me 0.2 lekë për njësi.
Monedha britanike këmbehet për 136 lekë në blerje dhe 137 lekë në shitje. Ndërkohë, të njëjtin trend ka ndjekur edhe dollari franga zvicerane, e cila ka regjistruar një rënie me 0.3 njësi kundrejt lekut krahasuar me një ditë më parë.
Nga ana tjetër, më pozitive paraqitet situata për dollarin australian dhe kanadez, pasi kanë rifituar pikë kundrejt lekut. Monedhat këmbehen sot respektivisht për 75.7 lekë dhe 79 lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0017459392547607