INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigrantët e kthyer shtojnë papunësinë

Emigrantët e kthyer shtojnë papunësinë

Publikuar më: 16:35 26-04-2017

Me kthimin e emigrantëve në Shqipëri është rritur dhe kërkesa për punë.

Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punës raportojnë se në fund të viti 2016 kthimi i emigrantëve ka rritur numrin e punë kërkueseve në 717 nga 289 që ishin më parë.

Pjesa më e madhe e emigrantëve rezultojnë të jenë të kthyer nga Greqia me 74% ku shumica e tyre rezultojnë të jenë meshkuj dhe kryefamiljarë.

Shkak të këtyre valëve të kthimit të emigrantëve janë bërë vështirësitë ekonomike ku 75% e tyre s'kanë pasur një vend pune për një kohë të gjatë.

Qarku që ka pasur më shumë emigrantë të kthyer ka qenë qarku i Elbasanit i ndjekur nga ai i Kukësit, Vlorës dhe Lezhës.

Pothuajse të gjithë të kthyerit janë vetëm me arsim të mesëm.

Article Logic
Execution time: 0.00351881980896