Emingrantët i janë bashkuar protestës së opozitës në ditën e 10 të tubimit të saj në bulevardin qëndror të kryeqytetit. Ata thonë se do të mbështetin protestën e opozitës, ndërsa akuzojnë Kryeministrin se nuk mbajti asnjë premtim ndaj emigrantëve shqiptarë.
Emigrantët:
“Rama nuk mbajti asnjë premtim të 2013”.
“Na garantuan votën e emigrantëve në 2017, por gjithçka dështoi”.
Ndërkohë opozita në mënyrë simbolike ka ngritur mbi godinën e qeverisë një banderolë me mbishkrimin: “Zgjedhje të lira pa drogë dhe të droguar”
Ndërsa kreu i demokratëve Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me ish të përndjekur politik në “çadrën e lirisë” thotë se vendi është i kërcënuar nën qeverisjen e Edi Ramës.