INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Emigrantët përleshen me policinë në kufirin maqedonas

Publikuar më: 15:20 29-02-2016

Azil-kërkuesit e bllokuar në kufirin greko-maqedonas kanë tentuar që të kalojnë me forcë gardhin rrethues të ngritur pranë ndarjes territorial midis dy vendeve.

Policia e Maqedonisë ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë emigrantët, të cilët ishin përpjekur me dhunë ta kalojnë kufirin nga Greqia. Emigrantët, të zemëruar me pritjet e gjata në përpjekjet e tyre për të kaluar ilegalisht në Maqedoni, kanë depërtuar nëpër vendkalimin Idomeni të Greqisë.

Duke brohoritur “Hapni kufijtë”, ata po ashtu, kanë hedhur gurë kundër policëve të Maqedonisë, e pastaj janë shpërndarë.

Policia tha se afro 500 vetë e kishin anashkaluar policinë greke, sot herët në mëngjes dhe ishin afruar në vendin që përdoret për kalimin e trenave në kufi.

Athina thotë se, më se 22 mijë emigrantë janë bllokuar në pjesë të ndryshme të Greqisë, për shkak të kufizimeve të imponuara nga Maqedonia, Serbia dhe Austria, vende këto që janë përgjatë rrugës që emigrantët e përdorin për të arritur në Gjermani dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Mbi 6500 emigrantë po presin në vendkalimin kufitar grek, Idomeni. Disa prej tyre ndodhen aty prej rreth tetë ditësh me sasi të kufizuara të ushqimit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992