INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigrantët shqiptarë në Itali po ndihen të kërcënuar nga ‘’ilegalët’’! Sondazh...

Emigrantët shqiptarë në Itali po ndihen të kërcënuar nga ‘’ilegalët’’! Sondazh...

Publikuar më: 15:49 01-10-2018

Një sondazh i realizuar nga Observatori Rajonal i Studimeve Multinetnike e  Integrimit në  rajonin e Lombardisë, i cili është dhe territori më i populluar nga emigrantët, ku jetojnë e punojmë mbi 1 milionë e 153 mijë të tillë ka publikuar të dhëna interesante. Ata nuk pranojnë emigrantë të paligshmëm. Sipas këtij sondazhi 53.2% e ekstrakomunitarëve të rregullt në Itali do të pranonin vetëm  azilkërkuesit me status refugjati, ndërsa 12.2% e tyre është shprehur kundër pranimit të emigrantëve të parregullt  e  vetëm 32.5% e tyre do të ishte pro mikpritjes për të gjithë kategoritë e emigrantëve.
Në favor të politikave të reduktimit të emigracionit të pakontrolluar janë shprehur pro rreth 27.4% e  emigrantëve kinez që jetojnë e punojnë në Lombardi, 16.7% e komunitetit shqiptarë e 14.7% e emigrantëve me kombësi rumune, 13.7% e egjiptianëve e me radhë.
Sipas analizës së këtij sondazhi vetëm emigrantët me origjinë afrikane janë shprehur pro politikës së porteve të hapura. Komuniteti i emigrantëve të huaj në Itali kërkojnë një normativë të re për marrjen në mbrojtje të refugjatëve të vërtetë që shpesh ngatërrohen me ata emigrantë që nuk kanë të drejtë të mbërrijnë në Itali.
Çfarë mendojnë emigrantët e rregullt në Itali për këtë fluks emigracioni që ka mbërthyer Europën?
Sipas sondazhit rreth 57.1% e emigrantëve shqiptarë në rajonin e Lombardisë ndjehen të kërcënuar nga mbërritjet e emigrantëve të rinj në Europë. Po të frikësuar ndjehen dhe nga rreth 52.4% e rumunëve, ndërsa 8% e kinezëve, 58.7% e egjiptianëve e 56.6% e marokenëve nuk ndjehen aspak të kërcënuar. Duke iu referuar të dhënave të 2018 rreth 86.8% e emigrantëve mendojnë se mes klandestinëve që mbërrijnë çdo ditë në Itali fshihen persona të rrezikshëm.

Article Logic
Execution time: 0.004457950592041