INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigrantët shqiptarë sjellin 147 milionë euro pranë familjeve të tyre

Emigrantët shqiptarë sjellin 147 milionë euro pranë familjeve të tyre

Publikuar më: 15:24 15-06-2018

Në vendet e Evropës numërohen 1.15 milionë emigrantë shqiptarë, të përqëndruar kryesisht në Greqi dhe Itali, të cilët ndihmojnë me të ardhura rreth 26 % të familjeve shqiptare. Remitancat kanë një peshë kryesore në të ardhurat e familjeve shqiptare veçanërisht në disa zona. Emigrantët shqiptarë kanë sjellë të ardhura pranë familjeve të tyre, ku në në tre muajt e parë të këtij viti rezultojnë se kanë hyrë 147 milionë euro. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë mësohet se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje të ndjeshme të remitancave me 8%, ose e përkthyer në vlerë 12 mln euro më shumë. Këto të ardhura përdoren kryesisht për blerje ushqimesh dhe veshje. Të dhënat tregojnë se Kukësi dhe Dibra janë qarqet ku remitancat zënë relativisht 15-19% të totalit të të ardhurave të familjeve. Qarku i Kukësit ka shkallën më të lartë të varfërisë në nivelin 22.5% dhe të ardhurat nga remitancat ndikojnë pozitivisht në reduktimin e varfërisë në këto zona. Studimi i Bankës së Shqipërisë nxjerr në pah gjithashtu se në Shqipëri, pjesa më e madhe e remitancave transferohet në rrugë joformale. Përdorimi i rrugëve bankare nga ana e emigrantëve, mbetet i kufizuar, i ndikuar nga kostot e larta të transaksionit si dhe niveli i ulët i kulturës financiare, sidomos në zonat rurale. Gjatë 2017 në Shqipëri hynë në total 1.16 mld euro në formën e flukseve të remitancave.

 

eur.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158