INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigrantët shqiptarë, të dytët më të pasur në Itali

Emigrantët shqiptarë, të dytët më të pasur në Itali

Publikuar më: 10:43 16-05-2019

Shqiptarët janë emigrantët e dytë më të pasur në Itali, nëse përjashtohen disa vende të Bashkimit Europian.

Një raport i fundit i fondacionit “Leone Moressa”, mbi impaktin fiskal të emigrantëve në Itali, përpiluar mbi të dhënat e Bankës Qendrorë të Italisë, tregon se, pasuria mesatare e shqiptarëve në Itali fiksohet në 13.983 euro për frymë, ose rreth 4 miliardë euro në total. Krahasuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë, mund të thuhet i se shqiptarët e Italisë kanë të ardhura, të deklaruara, sa 1/3 e ekonomisë së Shqipërisë.

Duke llogaritur problemin e informalitetit të lartë në punë në Itali, sidomos mes të huajve, atëherë mund të themi se kjo normë, realisht është shumë më e lartë. Vetëm brazilianët janë më të pasur se shqiptarët, me rreth 15 mijë euro për frymë. Madje, pasuria e shqiptarëve rezulton të jetë më e lartë edhe se e rumunëve, apo polakëve. Përllogaritja bëhet mbi taksat që paguajnë kontribuuesit. Këta të fundit në Itali, shqiptarë, janë rreth 286 mijë. Taksa që merret për bazë është tatimi mbi të ardhurat personale (IRPEF), dhe një shqiptar mesatar, emigrant në Itali, i paguan shtetit rreth 2,271 euro, raporton SKAN.
Kjo do të thotë se, shqiptarët e Italisë i paguajnë drejtpërdrejtë shtetit Italian, 651 milionë euro, vetëm në formën e tatimit mbi të ardhurat personale.

Article Logic
Execution time: 0.0023179054260254