Personat me ngjyrë, të cilët punojnë e jetojnë në shtete të ndryshme jo pak herë janë ndier të diskriminuar si dhe kanë rënë pre e dhunës dhe kërcënimeve . Së fundi, një emigrant 22- vjeçar nga Mali, Konate Bouyagui është qëlluar me armë gjahu në qytetin e Napolit në Itali. Dy persona ende të panjohur e kanë plagosur atë me armë ndërsa udhëtonin në një makinë në lëvizje,madje edhe duke qeshur teksa e kanë plagosur.
Në policinë italiane 22 vjeçari ka thënë :"Qëllonin e qeshnin"
Konate Bouyagui punon si kuzhinier në një restorant multietnik në Napoli dhe pak kohë më parë ka marë pjesë si i ftuar special në një program të njohur televiziv “Mastershef”.
Policia italiane po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.