INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigrantët ilegalë në Itali shfrytëzohen si skllevërit! Nisin protestat…

Emigrantët ilegalë në Itali shfrytëzohen si skllevërit! Nisin protestat…

Publikuar më: 10:32 31-10-2018

30.000 emigrantë shumica ilegalë, janë punësuar në te zezë në Itali dhe po shfrytëzohen si skllevërit, pasi paguahen shumë pak dhe mbahen për shumë orë në punë.
Emigrantët kryesisht të ardhur nga Afrika janë të domosdoshëm si ndihmës për të vjelat e femerëve italianë po nuk trajtohen mirë. Ata kanë kushte të këqija jo vetëm në punë, por edhe jetojnë në mjedise të vështira, shumica e tyre banojnë në geto ilegale siç është kampi me barraka në Borgo Mezzanone në afërsi të Foggias.
Brenda pak ditësh 16 punëtorë gjetën vdekjen gjatë rrugës për në punë. Banorët e getos nuk durojnë dot më. Ata rropaten për 2 ose 3 euro pagë në orë, duke mos pasur asnjë të drejtë. Tani ata kanë nisur të luftojnë kundër shfrytëzimit. Një refugjat nga Senegali thotë: "Ne fillojmë punën në mëngjes në orën 7 e ndonjëherë edhe në orën 5 dhe punojmë 12 orë. Ligji parashikon 7 euro për orë pune dhe të paktën 50 euro në ditë. Ne punojmë shumë orë dhe marrim në fund të ditës më pak se 20 euro. Ne kërkojmë dinjitet, respekt dhe legalizim."

Shoqatat e të drejtave të njeriut kanë nisur protestat bashkë me ta dhe i mbështesin. Sipas sindikalistëve, italianët kanë nevojë për punën e migrantëve, por nuk duan që ata t'i kenë aty pranë.
Një demonstrues shpjegon, se: "Ne nuk duam të jetojmë në geto, askush nuk do të jetojë në këto kushte, por ne na duhen dokumenta për të marrë apartament me qira, na duhet të gjejmë punë që të mund të paguajmë qiranë e të jemi mirë."
Getoja më e madhe të kësaj zone është në Borgo Mezzanone. Ajo ekziston prej më shumë se 30 vjetësh. Afërsisht 1.000 vetë jetojnë në të.
Gazetarët nuk janë të mirëpritur në këtë mjedis. Raffaele Falcone si sindikalist ka hyrë në bisedime me shumë banorë të zonës dhe lufton për të drejtat e migrantëve. Pikërisht pranë getos ilegale ndodhet edhe kampi zyrtar i refugjatëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217