INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigrime drejt Greqisë dhe Italisë, Shqipëria me nivel rekord të numrit të larguarve

Emigrime drejt Greqisë dhe Italisë, Shqipëria me nivel rekord të numrit të larguarve

Publikuar më: 19:50 10-04-2018

Emigrantët shqiptarë janë të dytët në rradhë pas Marokut për numrin e lartë të nënshtetësive që kanë marrë në vendet e Bashkimit Europian.

Instituti Europian i Statistikave, Eurostat evidenton se janë 67.500 shqiptarë që gjatë vitit 2016 kanë marrë nënshtetësinë. Një numër që ka ardhur në rritje, duke na renditur të dytët pas marokenëve.

Peshën kryesore e mbajnë dy vendet fqinjë, Italia dhe Greqia, ku kanë marrë nënshtetësi 97 % e emigrantëve shqiptarë raporton Ekonomix.al

Në Itali dhe Greqi emigrantët nga Shqipëria mbajnë vendin e parë për pajisjen me pasaportë krahasuar kjo me emigrantë nga vende të tjera të botës.

Pas Shqipërisë, vendi me numrin më të lartë të emigrantëve që kanë marrë nënshtetësi në vendet e Bashkimit Europian është Maroku, me rreth 101.300 persona, të cilët kanë marrë nënshtetësi spanjolle dhe franceze.

Të tjera vende me numër të konsiderueshëm të emigrantëve që kanë marrë nënshtetësi të huaj janë India, Pakistani dhe Turqia.

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893