INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigrimi ilegal, shqiptarët të parët. Riatdhesohen 40 mijë persona në 2017

Emigrimi ilegal, shqiptarët të parët. Riatdhesohen 40 mijë persona në 2017

Publikuar më: 11:39 09-07-2018

Shqiptarët  mbajnë vendin e parë në Evropë për emigrimin e paligjshëm, madje duke kaluar edhe emigrantët sirianë si dhe ata nga vendet e tjera të treta. Sipas raportit të EUROSTAT për 2017 emigrantët ilegalë shqiptarë kryesojnë listën ashtu si dhe në 2010-ën. Sipas shifrave zyrtare të EUROSTAT, tregohet se gjatë vitit të kaluar,në Bashkimin Evropian 40.025 shqiptarë u kapën pa dokumenta të rregullta qëndrimi. Ndërkohë, prej vitit 2008 - 2017, janë rreth 416 mijë persona të kapur, të cilët janë ndaluar në pjesën më të madhe në periudhën 2008-2009. Sipas këtij raporti, shifra e shqiptarëve për numrin e kombësive të kapura me qëndrim të paligjshëm, është 31 mijë për vitin 2017. Sa i përket numrit të atyre që janë kthyer në vendet e tyre të origjinës, nuk ka asnjë dyshim, pasi përsëri shqiptarët janë të parët. Kjo për faktin se, refugjatët në vendet në konflikt e kanë të pamundur të kthehen në shtetet e tyre. Ndërkohë për shqiptarët kjo shpresë shuhet, pasi vendi ynë klasifikohet si vend i sigurt origjine.

Article Logic
Execution time: 0.0039749145507812